Roma është këndellur duke shënuar edhe një fitore dhe që e bën të lumtur trajnerin Jose Mourinho.
Roma në udhëtim ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Cagliarit.
Për Romën shënuan Aouar (19′), Lukaku (20′ e 59′), Belotti (51′) dhe për Cagliarin realizuan Nandez (86’ – nga penalltia).
Roma sa iu është gëzuar fitores ka edhe një shqetësim tjetër.
Në minutën e 40-të, sulmuesi argjentinasi Paulo Dybala u largua nga fusha, për shkak të dhimbjes së fortë që ndjeu në gjurin e majtë pas një përplasjeje me Pratin.
Roma renditet në vend të dhjetë me 11 pikë dhe Cagliari në fund me 2 sosh pas 7 jave në Serie A.