Roma ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Ivan Juric. Pas humbjes 3-2 ndaj Bologna-s në kampionat, klubi verdhekuq njoftoi largimin e teknikut kroat.
“Dëshirojmë të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur gjatë javëve të fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar, në ditët në vijim do të zyrtarizojmë emrin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Trajneri i Romës, pritet të jetë Roberto Mancini. Sipas raportimeve nga Italia, marrëveshja mes palëve duket afër dhe lëvizja pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.
Pas 12 javëve në Serie A, Roma mban vendin e 12-të me 13 pikë të grumbulluara.