×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Romani “Lindur së prapthi” i Rita Petros, një rrëfim personal për një brez të humbur

    Insajderi
    06 May 2023 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia botuese tiranase “Onufri” e ka botuar romanin “Lindur së prapthi” të shkrimtares së njohur shqiptare, Rita Petro.

    Romani është mirëpritur nga studiuesit e letërsisë dhe lexuesit kureshtarë dhe të interesuar për letërsinë e tashme shqipe.

    “Lindur së prapthi” i Rita Petros është një rrëfim interesant që hyn në rrethin kulturor të asaj që cilësohet si letërsi e kujtesës.

    Është rrëfim personal për një brez të humbur, për një fëmijëri dhe rini të humbur që më shumë kishte ndalesa e shtrëngime shoqërore, kulturore e politike se sa fëmijëri dhe adoleshencë të natyrshme.

    Është një rrëfim i veçantë për vitet e diktaturës nga një këndvështrim infantil dhe të një njomzake të pafajshme, që përpara mundësive dhe kënaqësive të moshës, duhet t’i përbrendësonte kodet e një sjelljeje nën trysni dhe diktat politik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark