×
  • Showbiz
  • Show

    Ron Zaiti konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Dafina Zeqirin, thotë se ajo ja fshiu këngën nga YouTube

    Insajderi
    18 February 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që kur lansua bashkëpunimin e tyre për këngën “All You Lovin”, Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj u përfolën edhe për një romancë.

    Por lidhja nuk u konfirmua nga asnjëra palë. Më pas u tha se ata kanë ndarë rrugët dhe duke mos mjaftuar me kaq dueti i tyre tejet i suksesshëm u fshi nga YouTube.

    Për këtë, Semi e fajësoj Ronin duke mos dhënë një arsye konkrete se pse kishte ardhur deri te një veprim i tillë.

    Megjithatë, tani i ftuar në “Glamour Zone”, Zaiti ka folur rreth kësaj çështje duke sqaruar fshirjen e këngës nga platforma dhe gjithashtu shkëputjen e bashkëpunimit me ‘label’-in e Dafina Zeqirit.

    Artisti tha se nuk bën më pjesë në kompaninë muzikore të këngëtares dhe se tani është vetëm.

    Tutje, Roni u shpreh se nuk ishte vendimi i tij për fshirjen e këngës dhe se për këtë mban përgjegjësi këngëtarja Dafina dhe kompania e saj muzikore “Moneyz Music”.

    “Se kam fshirë unë këngën, ajo është interpretuar keq prej Semit. Unë kam qenë pjesë e labelit të “Moneyz Music” që nuk jam më pjesë e tij. Tani jam vetë. Shkak i heqjes së të gjitha këngëve nga të gjitha rrjetet sociale ka qenë shtëpia muzikore për shkak se nuk jam më i kontraktuar prej tyre, nuk marr më pjesë në shtëpinë muzikore. Arsyen se di. Por vendimi ka qenë i drejtueses së shtëpisë muzikore, Dafina Zeqirit, e cila ka vendos me i heq të gjitha këngët prej YouTube dhe ashtu ka ndodh. Nuk janë hequr nga unë se nuk kam pasur akses. Ka qenë pronë shtëpisë muzikore”, tha artisti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark