×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldinho: Mbappe është një lojtar i dashur nga brazilianët

    Insajderi
    17 December 2022 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në prag të finales së Kupës së Botës mes Francës dhe Argjetninës, Ronaldinho, i cili fitoi Kupën e Botës 2002 me Brazilin, foli para mikrofonit të “L’Equipe”.

    “Të dyja skuadrat meritojnë të fitojnë. Mendoj se edhe Brazili kishte një skuadër të mirë, por gjërat nuk shkuan gjërat siç menduam. Brazili është ende nën presion. Kur mendojmë për futbollin, mendojmë për Brazilin

    Por ishte një grup shumë i mirë me shumë talente. Shpresoj që kjo gjeneratë të fitojë diçka. Messi? Për të ky nivel është normal, apo jo (qesh)? Ai është më i miri në botë për shumë vite tashmë.

    Është Botërori i tij i fundit, por isha i sigurt se do të kthehej dhe do të bënte gjithçka. Për mua, ai mund të luajë deri në moshën 50 vjeçare, sepse ka shumë më tepër cilësi se të gjithë të tjerët.

    Mbappe? Më pëlqen ta shikoj duke luajtur. Jam shumë i lumtur për të. Ai bën gjithçka shumë mirë dhe është ende shumë i ri. Ai ka të gjitha cilësitë, ritmin, driblimin dhe, përballë portës ka qetësinë. Këta janë llojet e lojtarëve që ne brazilianët na pëlqen të shohim duke luajtur. Ai gjithashtu duket sikur ka një personalitet të fortë”, është shprehur “magjistari” Ronaldinho.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark