Ronaldinho u rikthye në fushat e blerta, teksa luajti në një turne në Indonezi gati 20 vjet pasi ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës, megjithëse rishfaqja e tij nuk ishte e suksesshme.
Legjenda e Brazilit, Ronaldinho u rikthye nga “pensioni” për të luajtur në një turne në Indonezi, transmeton Insajderi.
Fituesi i Topit të Artë në vitit 2005 – luajti për RANS Nusantara FC në një kompeticion që u organizua në stadiumin Kanjuruhan.
Pavarësisht një karriere të shkëlqyer si lojtar i ekipeve, si PSG, Barcelona dhe AC Milan, Ronaldinho nuk ishte në gjendje të frymëzonte skuadrën e tij pasi humbën të dyja ndeshjet e tyre pa shënuar.
Të dyja ndeshjet përfunduan pa gola me RANS që humbi 4-2 në penallti.
Kthimi i Ronaldinhos në fushë në Indonezi të dielën ishte pothuajse 20 vjet nga dita kur ai festoi triumfin e Kupës së Botës me kombin e tij.
Ndryshe, një javë më parë Ronaldinho ishte pjesë edhe e një ndeshje ekspozite në Miami, duke udhëhequr njërën skuadër, ndërsa bashkatdhetari i tij Roberto Carlos drejtonte tjetrën. Ndeshja në Miami shfaqi disa yje moderne, njëri prej të cilëve ishte Paul Pogba, si dhe legjendat braziliane Rivaldo dhe Cafu.
/Insajderi.org