Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është rikthyer në skuadër dhe është gati për ndeshjen e sotme (e diel).
Manchester Unitedi do të ndeshet sot me Rayo Vallecano në një ndeshje miqësore parasezonale.
Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në Old Trafford.
Risia e madhe e kësaj ndeshje është rikthimi i yllit portugez, Ronaldo, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë parasezon.
Lajmi është konfirmuar nga vet trajneri i Djajve të Kuq, Ten Hag, i cili e ka ftuar Ronaldon për ndeshjen e sotme ndaj Vallecanos.
“Ai do të jetë në skuadër. Do të shohim se sa kohë mund të luajë”, ka thënë Ten Hag.
Ronaldo para disa javësh ka bërë kërkesë te drejtuesit e Unitedit për të lejuar largimin e tij drejt një klubi që luan në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi portugez ka humbur turnetë parasezonal në Tajlandë dhe Australi, teksa ka munguar edhe në ndeshjen e fundit ndaj Altetico Madridit.
37-vjeçari është lidhur me shumë klube të mëdha evropiane, por deri tani ende nuk ka asnjë ofertë konkretë.