×
  • Sport
  • Sport / Sporti ndërkombëtar

    Ronaldo e shijoi trofeun e parë pas dy vjetësh dhe u bë golashënuesi i vitit 2023

    Insajderi
    02 January 2024 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo e pati një eksperiencë mjaft negative në rikthimin e tij në Manchester United.

    Por, ylli portugez e riktheu buzëqeshjen pas transferimit në Arabinë Saudite.

    Ndonëse në një vend ku niveli i futbollit është dukshëm më i dobët, veterani e fitoi trofeun e parë në Lindjen e Mesme pas pritjes prej dy vjetësh.

    38 vjeçari i gëzoi tifozët e Al-Nassr, me të cilin e fitoi Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe, derisa i shënoi dy gola në finale edhe pse ekipi i tij ishte me një lojtar më pak kundër Al-Hilal.

    Ronaldo luajti së bashku me yjet tjerë Sadio Mane, Marcelo Brozovic e Alex Telles për Al-Nassr, kurse tek Al-Hilal luajtën yjet tjerë që u transferuan gjatë verës si Kalidou Koulibaly, Ruben Neves e Sergej Milinkovic-Savic.

    Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit, Juventusit e Manchester Unitedit e pati me të vërtetë një vit të paharrueshëm pasi ishte golashënuesi më i mirë i 2023-ës me 54 gola.

    Ai po ashtu u bë lojtari më i vjetër në histori që i shënoi 10+ gola me ekipin kombëtar brenda një viti kalendarik.

    Ronaldo është futbollisti më i paguar në botë pasi rroga e tij vjetore është 200 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark