×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo i jep fund një herë e mirë debatit mes CR7 dhe Messit

    Insajderi
    12 March 2024 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ronaldo Nazario da Lima ka zgjedhur më të mirin mes të mëdhenjve të futbollit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, në një intervistë të re.

    I fundit është legjenda braziliane, Ronaldo, i cili tashmë i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për Messin dhe Ronaldon.

    Por, ai e ka zgjidhur njëherë e mirë debatin në një video të re për Daily Mail, ku iu kërkua të zgjidhte mes Messit dhe Ronaldos.

    Dy herë fituesi i Kupës së Botës u rreshtua me argjentinasin, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2022 në Katar, duke thënë shkurtimisht: “Messi”.

    Nuk është hera e parë që ish-sulmuesi i Real Madridit, Barcelonës dhe Interit që lavdëron Messin.

    Duke folur vitin e kaluar, ‘R9’ emëroi tetë lojtarët më të mëdhenj në histori dhe çuditërisht la jashtë superyllin portugez.

    “Unë mendoj se ka një grup shumë, shumë të veçantë ku keni Diego Maradona, Messi, Cruyff, Beckenbauer, Pele, Van Basten, Ronaldinho. Unë do të përfshija edhe veten time”, kishte thënë Ronaldo. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark