×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ronaldo ka dy fjalë për këngëtarin: Ja çfarë më ka thënë kur ka mësuar për babain tim

    Insajderi
    06 March 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ronaldo Sharka ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për eksperiencën e tij brenda “Big Brother VIP”.

    Gjatë bisedës në studio, ish-banori u pyet se nëse do i jepej mundësia që të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri vetëm për 15 minuta e të takonte Luizin, çfarë do i thoshte?

    Gazetari u shpreh se Luizi nuk ka nevojë për informacione nga jashtë, pasi ai tashmë e ka kuptuar popullaritetin që ka.

    “10 drona në ditë janë një tregues i popullaritetit. Dje kishte shkuar edhe një helikopter. Luizi e kupton se si shihet nga jashtë nga banorët e rinj që hynë aty.

    Unë thjesht do e përqafoja. Luizi ka qenë i vetmi person që vinte në rulotë kur isha me Zhaklinën. Është i pari person që ka mësuar për babain tim. Më ka thënë do të marr në finale, pasi e dinte se ishte një nga dëshirat e babait.

    Edhe kur më ka ngacmuar, më ka bërë për të ngritur mua, por atëherë nuk e kuptoja. Kur u ktheva nga rulota në shtëpi, nuk kishte krevat për mua dhe asnjë nga meshkujt nuk tha hajde fli ti 4 orë, pastaj fle unë. Merrja çarçafët e jastëkun dhe shkoja në living, aty ku dritat fikeshin më vonë. Aty vinte Luizi dhe më zgjonte që të shkoja te krevati i tij. Vlerësoj pozitivitetin.

    Kam parë tek ai njeri një zemër të mirë. Ai është shumë i ndjeshëm dhe e ka përdorur si formulë për t’u mbrojtur”. Tha Ronaldo Sharka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark