×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ronaldo “këput” çdo marrëdhënie me Anglinë, nxjerr në shitje vilën luksoze në Cheshire

    Insajderi
    20 February 2023 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United nuk u mbyll me të “mira” dhe për këtë arsye “luzitani” ka vendosur të ndërpresë çdo lidhje të tijën me ishullin britanik, teksa ka vënë në shitje vilën e tij lukzose në Cheshire, e cila gjendet në një zonë “milionerësh”.

    about:blank

    Kompania që e ka nxjerrë në shitje vilën ka treguar se ajo ka 7 dhoma gjumi dhe 6 banja. Fituesi 5 herë i “Topit të Artë”, duket se kishte menduar dhe për argëtimin, me vilën që ishte e pajisur me një fushë tenisi, një pishinë, palestër, sauna, si dhe një sallë kinemaje.

    Vila ka 3 dhoma pritje për miqtë, 1 qilar vere dhe 1 shtëpizë të vogël me 3 dhoma gjumi, si dhe një garazh për 4 makina dhe kushton “vetëm”, 5.5 milionë paund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark