×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ronaldo kritikohet për ‘regjimin’ që i bënë djalit të tij për stërvitjet

    Insajderi
    18 May 2022 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo ka postuar një foto në rrjetet sociale me djalin ne tij – Cristiano Jr., që luan në akademinë e të rinjve të Manchester United.

    Të dy po i nënshtroheshin një seance krioterapie dhe menduan të ekspozonin fizikun e tyre të skalitur.

    “Kohë rikuperimi me djalin tim”, ka shkruar sulmuesi i Djajve të Kuq, i cili zakonisht i nënshtrohet kësaj praktike në fund të seancave stërvitore për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të ulur lodhjen.

    Disa vlerësuan qëndrueshmërinë e portugezit 37-vjeçar, i cili ishte shumë i vëmendshëm ndaj fizikut të tij, të tjerë kritikuan përpikërinë e tij të tepruar dhe përfshirjen e djalit të tij në një praktikë të pazakontë për një djalë 11-vjeçar.

    Ronaldo filloi ta përdorte makinën e krioterapisë që në vitin 2013, kur ishte lojtar i Real Madridit dhe kërkoi që ajo të instalohej edhe në Manchester.

    Fotoja me të birin ka mbledhur më shumë se 10 milionë pëlqime në më pak se 12 orë dhe ka ngjallur shumë reagime, të cilat portugezi duket se nuk i merr seriozisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark