Insajderi
Insporti

Ronaldo me postim emocionues para ndeshjes së tij të parë në Euro 2024

Insajderi
18 June 2024 - 17:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ronaldo me postim emocionues para ndeshjes së tij të parë në Euro 2024
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia e nisin sot kampanjën në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Portugezët do të përballen me Çekinë sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan Express.

Për Cristiano Ronaldon do të jetë ky Evropiani i gjashtë në të cilin merr pjesë, më shumë se çdo kush tjetër.

E para fillimit të kampanjës së Portugalisë, Ronaldo ka bërë një postim emocionues.

“Portugez, sot fillon një kapitull tjetër në historinë tonë. E kujtoj me mall ditën time të parë me kombëtaren, një rrugëtim plot sfida dhe fitore. Tani, kam nderin të jem përkrah një ekipi kampionësh, plot talent dhe vendosmëri. Me forcën dhe mbështetjen e të gjithëve, ne i kthejmë ëndrrat në realitet. Le të luftojmë së bashku për një tjetër triumf. Të bashkuar, jemi të pandalshëm. Forca Portugalia”, thuhej në postimin e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark