Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Suedinë në “José Alvalade” të Lisbonës, në mënyrë të pashmangshme foli mbi infektimin e Cristiano Ronaldos me Koronavirus, që erdhi si rrufë në qiell të hapur si për përfaqësuese luzitane dhe për Juventusin.
“Cristiano është mirë, u izolua të hënën në mbrëmje dhe iu nënshtrua një testi të ri mëngjesin tjetër. Thotë se dëshiron të luajë, komunikon me ne nga atje lart. Ai është plotësisht asimptomatik, nuk e kuptoi mirë se çfarë i ndodhi”.
Sipas 66-vjeçarit, janë respektuar të gjitha pikat e protokollit, ndaj është e pabesueshme se si CR7 doli i prekur, me shume ne INsporti.com