×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo realizon një nga dëshirat e tij më të mëdha, do t’i kushtoj 56 milionë euro

    Insajderi
    29 October 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç është raportuar nga Portugalia dhe nga Tikitakas, në fakt, futbollisti i Al Nassr ka bërë realitet një nga dëshirat e tij më të mëdha:

    Të marrë të gjithë paketën e aksioneve të Cofina Media, një nga grupet audiovizive më të rëndësishme dhe më të kërkuara në Portugali, e cila zotëron CM TV, rrjetin më të ndjekur në të gjithë vendin, “audienca e të cilit tejkalon atë të televizionit publik”, siç kanë bër të ditur disa media vendase.

    Për të arritur të gjitha këto, portugezi, nëpërmjet grupit të investitorëve Expressao Livre, do të kishte derdhur shumën prej 56.8 milionë eurosh për blerjen totale të aksioneve të këtij subjekti privat, i cili zotëron edhe gazetën më të shitur në të gjithë vendin “Correio da Manha”.

    Siç thonë në Portugali, në orët e fundit Miguel Paixao – një njeri i besuar dhe mik i madh i Cristiano Ronaldos – u takua me aksionarët e Cofina në një mbledhje të jashtëzakonshme për të miratuar shitjen totale të aksioneve të grupit të komunikimit.

    Propozimi mori 99.64% të votave të anëtarëve të këshillit, të cilët dhanë miratimin e tyre për t’i dhënë dritën jeshile këtij operacioni të madh.

    Anëtarët e grupit të investitorëve siç bëjnë të ditur nga Portugalia, besojnë se kjo është një blerje “e shkëlqyer”, duke qenë se është një grup “plotësisht në zgjerim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark