×
  • Showbiz
  • Show

    Ronaldo shpërthen keq ndaj Teas: Çfarë nuk the për Olsën, ndërsa tani po e mbron

    Insajderi
    02 May 2023 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Debatet e shumta mbrëmjen e sotme në Fun Club nuk kanë munguar.

    Ndërkohë që e pranishme ishte Olsa Muhameti, autore e Për’puthen, program ky që ka formuar si personazh publik Efin dhe Tean.

    Ndërkohë që Olsa ishte duke komentuar lojën e Efit dhe duke treguar anët e saj më të mira e të forta, biseda është ndërprerë nga Ronaldo.

    Ish-banori i është drejtuar Teas e cila ishte gjithashtu në studio duke i kujtuar asaj rrugëtimin në programin e dashurisë.

    Ronaldo ka shpërthyer ndaj Teas duke e quajtur hipokrite për sjelljen e saj të dikurshme kundër Olsa Muhametit.

    “Unë dua të pyes Tean. A nuk u tregove hipokrite kur pyete për Për’puthen kur vetë e ke sharë. Çfarë nuk ke thënë për Olsën kurse tani del dhe e mbron. Më gjithë respektin që kam për programin.” – tha Ronaldo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark