Insajderi
Insporti

Ronaldo sportisti më i paguar me 300 milionë dollarë në vit, Messi nuk i afrohet dot-Lista

Insajderi
22 May 2026 - 22:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ronaldo sportisti më i paguar me 300 milionë dollarë në vit, Messi nuk i afrohet dot-Lista
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cristiano Ronaldo ka bërë edhe një herë të pamundurën të mundur.

Revista prestigjoze “Forbes” ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi portugez i Al-Nassr-it është atleti më i paguar në botë për të tretin vit radhazi, me të ardhura marramendëse prej 300 milionë dollarësh vetëm gjatë vitit të fundit. Kjo shifër përfshin pagën e tij kolosale nga klubi saudit, bonuset dhe, mbi të gjitha, marrëveshjet e sponsorizimit me disa nga markat më të fuqishme në botë, të cilat Ronaldo i ka ndërtuar me kujdes gjatë karrierës së tij të gjatë.

Pas tij në listën e “Forbes” renditen emra të mëdhenj, por me një distancë të konsiderueshme: Stephen Curry vjen i dyti me 156 milionë dollarë, i ndjekur nga boksieri Tyson Fury me 146 milionë dollarë. Ndërkohë, rivalit të tij të përjetshëm, Lionel Messit, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pozicionohet në vendin e pestë me 135 milionë dollarë.

Ronaldo tashmë ka mbushur 40 vjeç dhe e ka zgjatur kontratën me Al-Nassr-in deri në vitin 2027. Për më tepër, CR7-të pritet ta shohim në fushë edhe në Kupën e Botës 2026, ku do të zbresë si një 41-vjeçar. Sepse dukshëm, për Ronaldon, koha nuk kalon, ajo punon për të.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark