×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ronaldos nuk i del inati, ironizon sërish binjakët: Edhe Donaldi kishte më shumë ‘K’, por e fitoi Iliri

    Insajderi
    23 May 2024 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ronaldo Sharka dhe Donald Veshaj patën një përplasje në episodin e fundit të “Fan Club”, të dielën e kaluar.

    Ndërsa Ronaldo e quajti Eglën një fenomen, Donaldi iu përgjigj: “Fenomen me 70K në Instagram nuk ka bro. Bëhet fenomen një person që vetëm ofendon?

    I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Wake Up’, Ronaldo diskutoi edhe për debatin me Donaldin, duke thënë se numri i ndjekësve në Instagram nuk e bën një person fitues të Big Brother. Madje, ai rikujtoi edhe BBV1, kur Donaldi kishte më shumë ndjekës se Iliri, por e fitoi pikërisht ky i fundit.

    “Sasia nuk është gjithmonë cilësi, të gjithë mund të kenë shumë “K”. Çfarë do të thotë kjo? Edhe Donaldi kishte shumë “K” në krahasim me Ilir Shaqirin. Në fund ishte Iliri ai që fitoi. Nuk fitojnë gjithmonë “K-të”,” -u shpreh Ronaldo.

    Më tej, duke bërë një analizë të lojës së finalistëve të këtij edicioni, Ronaldo tha se për mendimin e tij dyshja e fundit që do të mbetet do të jenë Meritoni dhe Egla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark