×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rooney reagon pas skandalit seksual në Angli

    Insajderi
    29 July 2021 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Wayne Rooney përveç se si një futbollist që e ka gdhendur emrin e tij me gërma të arta në historinë e Manchester United do të mbahet mend edhe për bëmat e tij jashtë fushe.

    Ish-sulmuesi anglez as në moshën 35-vjeçare nuk i është ndarë jetës së shthurur teksa së fundmi është bërë pjesë e një skandali seksual në Angli duke u vendosur me të drejtë në qe ndër të kritikave nga shtypi britanik.

    Rooney i cili aktualisht është trajneri i Derby County në Championship ka përfunduar në faqet e para të tabloideve pasi fotot hot dhe videot e tij me dy vajza bionde janë publikuar kudo.

    Vajzat pa dijeninë e trajnerit të Derby County kishin bërë foto dhe video të papërshtatshme kur ai ishte nën efektin e alkoolit. Së fundmi ka reaguar vetë Rooney, i cili i kërkon falje familjes së tij dhe klubit të Derby për ato foto dhe atë sjellje, që nuk është aspak shembull për lojtarët e tij.

    “Kam gabuar. Shkova në një festë me dy miqtë e mi. I kërkoj falje familjes sime dhe klubit për imazhet që po qarkullonin dhe dua të vazhdoj të bëj përpara. Mezi pres të nisim përgatitjet për ndeshjet e radhës”, shprehet Rooney i cili kërkon ta arkivojë sa më shpejt këtë skandal të radhës për t’iu kthyer jetës normale dhe punës si trajner i Derby County.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark