Ish-ministrja e MINT’it, Rozeta Hajdari, në seancën e Kuvendit një javë më parë, foli me shifra të ekzagjëruara. Tha se mbi 153 mijë njehësorë janë tërhequr nga rrjeti elektrik nga viti 2024 deri në vitin 2026.
“MINT ka mekanizma të rregullt kontrolli përmes verifikimeve periodike dhe të jashtëzakonshme. Mbi 153 mijë njehësorë janë tërhequr nga rrjeti gjatë vitit 2024-2026 tregojnë një sistem aktiv të përmbajtjes dhe kontrollit. MINT ka intensifikuar aktivitetet përmes komisionit për verifikimin e njehësorëve elektrikë. Në laborator është konstatuar se nga ana e KEDS nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së njehësorëve elektrikë”, ka thënë ajo në seancë.
Rozeta Hajdari në seancën e Kuvendit një javë më parë, foli me shifra të ekzagjëruara. Tha se mbi 153 mijë njehësorë janë tërhequr nga rrjeti elektrik nga viti 2024 deri në vitin 2026.
Gazeta Insajderi është interesuar ta verifikojë një gjë të tillë, duke kontaktuar MINT’in. Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka kërkuar vendime apo dokumente që dëshmojnë një gjë të tillë.
Nga ky institucion kanë thënë se Agjencia e Metrologjisë së Kosovës nuk posedon asnjë vendim apo dokument për tërheqjen e njehsorëve elektrik për periudhën 2024 – 2026.
“Në bazë të kërkesës suaj për qasje në dokumente publike, lidhur me tërheqjen e mbi 153 njehsorëve nga rrjeti elektrik, ju informojmë se MINTI, respektivisht Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), nuk posedon asnjë vendim apo dokument për tërheqjen e njehsorëve elektrik për periudhën 2024 – 2026”, ka thënë Isa Elshani, Udhëheqës i Drejtoratit të Metrologjisë Ligjore.
Numri i njehsorëve të verifikuar ne laboratorin e matjeve elektrike në AMK nga data 31 mars deri më tani është 29 njehësor, për të cilët është lëshuar raport i verifikimit. /Insajderi.org/