Insajderi
Lajme

Rozeta Hajdari me një shkrim falënderues për Kurtin një ditë para se të dalë para gjyqit për rezervat shtetërore

Insajderi
09 December 2025 - 23:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rozeta Hajdari me një shkrim falënderues për Kurtin një ditë para se të dalë para gjyqit për rezervat shtetërore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja në detyrë e MINT’it, Rozeta Hajdari, ka dalë me një postim falënderues për shefin e saj, Albin Kurtin, një ditë para se të dalë para gjyqit për rastin e rezervave shtetërore.

Hajdari me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e falënderoi Kurtin për mundësinë, pasi ky i fundit e vendosi në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, shkruan Insajderi.

“Faleminderit Kryeministër Kurti për vlerësimin, besimin dhe mbështetjen në vazhdimësi! Na priftë e mbara me Lëvizja VETËVENDOSJE! #116”, ka shkruar Hajdari.

Nesër (e merkure), do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarit, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit, rreth skandalit me rezervën shtetërore.

Seanca është caktuar të nis në ora 09:30.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 11 nëntor ndaj Ministres Rozeta Hajdari, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, lidhur me skandalin e rezervës shtetërore. Tre të parët akuzohen për “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa Muharremi për veprën “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark