×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rrahje brutale, dalin videot nga përleshja e policisë me tifozët e Hajduk Splitit

    Insajderi
    22 May 2022 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia kroate përdori armë gjatë përleshjes me qindra tifozë të Hajduk Splitit, aty ku dy tifozë dhe rreth një duzinë policë u plagosën.

    Përleshja ndodhi kur një kolonë autobusësh po transportonte tifozët e Hajduk Splitit nën shoqërimin e policisë pasi skuadra humbi ndeshjen ndaj rivalit të ligës Dinamo Zagreb. Autobusët ndaluan dhe një grup tifozësh u kthyen kundër oficerëve, raporton Policia.

    Tifozët e Hajdukut kanë bllokuar autostradën dhe kanë injoruar urdhrat e policisë për t’u shpërndarë, thuhet në deklaratë. Policia më pas përdori municion dhe mjete të tjera për të zmbrapsur tifozët.

    Më poshtë pamjet nga përleshja:

    https://twitter.com/i/status/1528268402019606528

    Deri tani dihet se asnjë nga të plagosurit, përfshirë oficerët e policisë, nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën.

    Sipas portalit Index, rreth 2000 tifozë të Hajdukut që udhëtuan drejt kryeqytetit të Kroacisë për ndeshjen me Dinamon, aty ku nuk morën pjesë sepse policia nuk i lejonte të sillnin pankartat e tyre. Dinamo, e cila tashmë kishte fituar titullin e ligës, mposhti Hajdukun e vendit të dytë me rezultat 3-1 të shtunën.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark