Dueli i NBA mes Miami Heat dhe New Orleans Pelicans u shënua nga një luftë e ashpër dhe kaos i vërtetë, pas së cilës katër basketbollistë u përjashtuan.
Jimmy Butler, Thomas Bryant, Jose Alvarado dhe Naji Marshall u rrëzuan pas një sherri të ashpër në parket në fillim të çerekut të katërt të përballjes Miami-New Orleans Pelicans.
Lufta filloi pasi Zion Williamson i Pelicans vodhi topin nga Butler dhe Kevin Love e faulloi atë për të parandaluar një shënim të lehtë.
Pelicans and Heat fight 👀 pic.twitter.com/ifVw6dcdsG
— NBACentral (@TheDunkCentral) February 24, 2024
Ndërsa Love u thirr për një faull personal, Williamson u rrëzua në dysheme dhe Marshall vrapoi për të protestuar për mënyrën se si Williamson u faullua.
Butler reagoi ndaj kësaj dhe shkaktoi kaos. Ai dhe Marshall kapën për fyt njëri-tjetrin në kulmin e sherrit, me shokët e skuadrës dhe trajnerët që përpiqeshin t’i ndanin, transmeton Telegrafi.
Thomas Bryant and Jose Alvarado throwing hands 👀
— NBACentral (@TheDunkCentral) February 24, 2024
(🎥 @blockcity_99 ) pic.twitter.com/oqvV971O1c
Pikërisht kur dukej se lufta kishte mbaruar, diku tjetër, Bryant dhe Alvarado filluan të debatonin dhe të shkëmbenin goditje, ndërsa rreth tyre u krijua kaos i ri.
Jimmy Butler sends a message to New Orleans
— NBACentral (@TheDunkCentral) February 24, 2024
“We’ll beat them the next time too. We’re just the better team.”
(Via @BradyHawk305 ) pic.twitter.com/sGeqZQ1fCv