×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, pëson lëndime nëna që hyri t’i ndante

    Insajderi
    26 May 2024 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas sulmit fizik midis dy vëllezërve në Gjakovë, nëna e tyre ka pësuar lëndime trupore.

    Siç njofton Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, kjo ndodhi gjatë kohës sa ajo tentoi të ndërhynte mes tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Teksa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, njëri nga ta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark