×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrahje në aeroportin e Prishtinës, policia shoqëron në stacion 7 persona

    Insajderi
    30 April 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se dy nga personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    Ahmeti ka njoftuar se lidhur me rastin shtatë persona janë shoqëruar në stacion policor në Lipjan.

    “Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, tha Ahmeti.

    @insajderiinsajderi #insajderi #insajderitv #kosova #ryshfet #mjeket #spital #gjilan #dyshohen #policiaekosoves #policiaekosoves🇽🇰🇽🇰 #shqipet #shqiptaria #fyp #foryoupage #foryoupageofficiall #viral #kosova🇽🇰 #kosovaisalbania🇽🇰🇦🇱 ♬ original sound – GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark