Insajderi
Lajme

Rrahje në një kafiteri në veri, arrestohen katër persona- Policia tregon inicialet e të dyshuarve

Insajderi
18 March 2025 - 22:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahje në një kafiteri në veri, arrestohen katër persona- Policia tregon inicialet e të dyshuarve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e katër personave në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se përgjatë ditës së hënë janë përfshirë në një përleshje.

Në njoftimin e PK’së thonë se të arrestuarit janë: M.P., 20-vjeçar, L.K., 22-vjeçar, A.S. 23-vjeçar dhe B.D. 29 vjeçar, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor“.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilët kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 17.03.2025 në një kafiteri në rrugën “Xhon Kenedi”, Mitrovicë Veri.

Si pasojë e kësaj përleshje, të lënduar kanë mbetur viktimat M.P 33-vjeqar dhe 27-vjeqare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Policia ka njoftuar se personave të arrestuar iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark