
Për një kohë të gjatë në media është raportuar se Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj merr pagë prej 1600 euro. Këto zëra i mohoi edhe njëherë Jasharaj në intervistën dhënë për Gazetën Insajderi.
Jasharaj u shpreh se merr pagë sa dy herë e mësimdhënësi fillor, sipas të dhënave që ai na dha një mësimdhënësi i arsimit fillor merr pagë prej 421 euro, që i bije se Kryetar i SBASHK-ut merr gjithsej 842 euro.
“…Nuk e caktojë unë e përcaktojnë organet e SBASHK-ut, është ajo që është, e kam thënë edhe disa herë që është sa dy paga në arsim, të arsimit fillor e kam fjalën”, tha Jasharaj për Insajderin.
Ai u shpreh se po të kishte pagën që thonë ai nuk do të udhëtonte me autobus, siç rëndom bën.
“Por ato fjalët që e ka kaq e kaq, nuk e kam, dhe është krejt çështje e anëtarësisë e dinë sa e kam rrogën. Kanë folur, kanë thënë, se e kam me mija e mija, por të isha i tillë unë nuk do të udhëtoja me autobus. Ka pasur të përfolura të ndryshme dhe asnjëherë nuk më kanë bërë përshtypje”, deklaroi ai.
Duke folur për pagat, kreu i SBASHK-ut ka theksuar se çerdhet janë në gjendje më të rëndë sa i përket pagave dhe që sipas tij tani e tutje duhet të kenë një pozitë më të mirë.
“Por tek arsimit para universitar, fillor e të mesëm po ju them me kompetencë, me përgjegjësi në bazë të entit të statistikave, pagat janë nën mesataren në Kosovë tek shërbyesit civil. Pra janë më pak se mesatarja. Flitet se i kanë pagat e mëdha e të tjera, e të tjera nuk është e vërtetë”, tha Jasharaj.
Kryesindikalisti tregoi edhe saktë sa pagë merr një mësues i arsimit fillor.
“Pagat bazë tek një mësues i arsimit fillor, tek mësuesi lëndor, është 421 euro për momentin, pastaj e ka një shtesë për vitet e shërbimit, ai që ka pak vite të shërbimit kjo shtesë është shumë e vogël sepse për një vit shërbimi dikun 2 euro e pak më shumë. Asnjëra nga pagat e këtyre mësuesve nuk arrin tek 500-shi e lërë më më shumë“, ka deklaruar Jasharaj.
Ne kemi pritur që Ligji i Paga ta vë arsimin në pozitën e merituar dhe këto paga të lëvizin pozitivisht, ka thënë Jasharaj për Gazetën Insajderi.
SBASHK-u ka hyrë në grevë, po kërkon plus 100 euro deri në miratimin për Ligjin e Pagave.
Intervista e plotë: