Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani pas aludimeve që është në lidhje me ish-konkurrenten e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura ka reaguar ashpër.
Rrahmani shprehet se është shumë e ulët që dikush të kërkojë të bëjë foto me të dhe më pas t’i shpërndajë në media pa i postuar vetë.
“Nuk ka asgjë të re, është një gjë shumë e ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu. Për mu është shumë e ulët prandaj kam vendos mos të reagoj. Jam single dhe nuk ka asgjë të re,” tha kapiteni dardan në një intervistë për RTV Dukagjinin.