×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrahu gruan, i dyshuari bie në pranga dhe iu sekuestrohet arma me fishekë

    Insajderi
    16 December 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është arrestuar një person të premten në fshatin Greikoc të Suharekës pasi dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

    Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij e ka rrahur atë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ia ka gjetur një armë pa leje.

    Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë gjatë hetimit të rastit të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari Xh.L. i vitit të lindjes 1963 posedon armë pa leje”, thuhet në komunikatën për media.

    Po ashtu, policia ka konfiksuar edhe: një pistoletë e llojit EKOL specila e kalibrit 9mm, një karikator i armës dhe dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

    Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark