×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimet e të mbijetuarëve nga sulmet serbe në fshatrat e Karadakut

    Insajderi
    03 April 2016 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prilli i vitit 1999 është i dhimbshëm dhe me plot vrasje për fshatrat e Karadakut duke filluar nga Shurdhani, Lladova, Stanqiqi, Selishta e Dunavi. Si rrëfejnë tani të gjallët për këto vrasje. Pse askush nga policia e as Prokuroria asnjëherë nuk hetuan këto vrasje.

    Fillimi i muajit prill shënon dhembje e krenari në të njëjtën kohë për disa fshatra të Karadakut. Pavarësisht se kanë kaluar 16 vite banorët ende i kanë rrëfimet e freskëta dhe flasin hapur për të gjitha ngjarjet e ndodhura.

    Edhe pse ka të dhëna të freskëta dhe interesante, asnjëherë as policia e as prokuroria kurrë nuk u morën me këto raste.

    Sipas dëshmitarit Mufail Ajeti i cili edhe është i plagosur në këmbën e majtë, të gjithë të vrarët janë gjuajtur me snajper nga forcat e ushtrisë si dhe grupet paramilitare të ardhura nga burgu i Nishit, Leskocit dhe Vranjës.

    “Falë zotit sot jam gjallë dhe kam mbijetuar. Kur është kryer aksioni i forcave serbe mua më kanë zënë rob ku jam mbajtur peng i tyre 17 ditë” rrëfen ai.

    Mufaili ishte plagosur për vdekje dhe së bashku me dy vajzat e tij Valbonën e Mevliden i zënë peng dhe i dërgojnë në Budrikë. Mufailit pas dy ditësh i del humbja e vetëdijes dhe dëgjon se vajzat e tij Valbona e Mevlidja janë dërguar në  fshatin me popullsi Serbe në Partesh.

    Në fshatrat e Karadakut kanë ndodhur disa vrasje individuale të cilat do t`i japim sipas dëshmive që kanë ofruar familjarët.

    Kështu më 25 mars 1999 në spitalin e Prishtinës ka vdekur Shaqir Veliu (1938) nga fshati Nasalë. Sipas djalit të tij Emrushit, Shaqir Veliu dërgohet më 24 mars 1999 në spitalin e Gjilanit për tu shëruar meqë ishte i sëmurë. Emrushi për shkak të luftës dhe për shkak se duhej ta mbronte familjen kthehet në Nasalë, por nga ky moment a`i humb të gjitha kontaktet me prindin e tij. Pas luftës ka mësuar se Shaqir Veliu është varrosur në varrezat e Prishtinës.

    Edhe, Ramiz Ibrahim Limani i lindur më 03.02.1921 në fshatin Pidiq është vrarë nga forcat serbe më 28 prill 1999 në fshatin Seferaj. Djali i tij Kadri Limani ka dëshmuar se Ramizi është gjetur i masakruar . I është prerë koka vetëm disa metra larg shtëpisë ku kishte qëndruar gjatë luftës.

    Vdekja e Musa Jetish Veselit (30.04.1964) nga fshati Stanqiq ka një histori të dhimbshme. Kishte vendosur mos ta braktisë fshatin duke u përkujdesur edhe për motrën e tij në Shurdhan. Gjatë një vizite që i bënë motrës së tij në Shurdhan kapet nga paramilitarët serb .Pas vrasjes trupin e tij e kanë djegur në tërësi, njofton Rajonipress.

    Këto janë vetëm disa nga shumë viktimat  e prillit të 1999. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark