×
  • Showbiz
  • Show

    Rrëfimi emocional i moderatores shqiptare: Im atë ishte i dhunshëm, fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës

    Insajderi
    26 April 2023 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moderatorja shqiptare, Roza Lati ka ndarë me publiku një rrëfim shumë të ndjerë për jetën e saj.

    Teksa ishte e ftuar një ditë më parë në ‘Përputhen’, si opinioniste, ajo tregoi se i ati ka qenë i dhunshëm dhe nëna e saj (artistja Rita Lati) ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës.

    Roza Lati

    Po ashtu, Roza tha se kishte frikë kur i ati vinte në shtëpi, saqë fshihej sa i dëgjonte zilen e biçikletës.

    Roza Lati

    “Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie. Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste ti del k**va këtu“.

    Por femra e fortë është femër e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi”, është shprehur moderatorja”./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark