Insajderi
Insajderi Video

Rrëfimi i Elijonës së Big Brother: Si humbi nënën dhe motrën në aksident trafiku rrugës për në Kosovë

Insajderi
22 November 2025 - 22:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëfimi i Elijonës së Big Brother: Si humbi nënën dhe motrën në aksident trafiku rrugës për në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eljona Binajak ka lindur dhe është rritur në Gjermani. Aktualisht punon si blogere dhe është 18-vjeçare. Jeton me babain, motrën dhe vëllain, ndërsa nëna dhe motra e saj kanë ndërruar jetë në një aksident trafiku.

Rrëfimi i saj për aksidentin:
“Ishim rrugës për Kosovë. Aksidenti ka ndodhur në Kroaci. Vëllai dhe babi kanë qenë në Gjermani. Ndërkaq në autobus kemi qenë unë, mami dhe dy motrat. Unë dhe njëra motër kemi mbijetuar.

Në vitin 2021 kemi pasur një aksident. E kam humbur motrën dhe mamin. Ajo ka qenë gjëja më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë në jetë. Për një moment jeta m’u ndryshua krejt. Në fillim e kam pasur shumë vështirë. Mungesa e mamit ndihet gjithmonë. Jam ndier e detyruar me e ruajtur vëllain, sepse e kam ditur që mami, kur ka vdekur, e ka ditur në duart e kujt po e lë.

Unë kujdesem shumë për vëllain, ai i ka 13 vjet. Unë atëherë kam qenë 14-vjeçare. Në atë moshë, një vajzë ka shumë nevojë për nënën dhe motrën, sepse motrën e kam pasur si shoqe të ngushtë. Ajo Eljona që kam qenë, nuk jam më. Ajo ka vdekur në atë moment.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark