×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rrëfimi i zjarrfikësit kosovar që për herën e pestë e pret Vitin e Ri në detyrë

    Insajderi
    31 December 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nata e ndërrimit të viteve festohet kudo.

    Shumëkush zgjedh që Vitin e Ri të presë në ambientin e ngrohtë të familjes.

    Fatin e njëjtë nuk e kanë të gjithë.

    Kjo për shkak të përgjegjësisë që e kanë në punë.

    Shabani është njëri nga ata.

    Është hera e pestë që ai do ta presë Vitin e Ri në punë.

    Puna e tij si zjarrfikës ka bërë që të jetë larg familjes.

    “Vitin e Ri ne e kemi prit 5 herë këtu se ne punojmë me ndërrime”, u shpreh Shabani për Front Online.

    Megjithatë, Shabani ka thënë se mundohen ta mbushin boshllëkun duke festuar edhe në punë.

    “Vitin e Ri edhe në punë e festojmë shumë mirë, mirëpo çdo herë ndjejmë mungesën e familjarëve ku edhe ata e ndjejnë mungesën tonë”, u shpreh ai.

    Ai thotë që me punën që bënë ndjehet mirë.

    Ndihma që ua jep qytetarëve, për Shabanin është e pakrahasueshme.

    “Është një ndjenjë e pakrahasueshme kur e din se je në krye të detyrës për të shpëtuar jetë dhe të mirat materiale të shoqërisë”, u shpreh ai.

    Shabani tregon një rast kur për natën e vitit të ri kanë qëndruar deri në mëngjes për ta fikur një zjarr të shpërndarë në një depo të fishekzjarrëve.

    Ai thotë që për çdo Vit të Ri kërkesat janë të mëdha nga qytetarët për ndihmë.

    “Po për çdo Vit të Ri kërkojnë qytetarët ndihmë pasi që dihet se hedhin shumë fishekzjarrë, po ka pas rast që është ndez depoja e fishekzjarrëve në tregun me shumicë dhe kemi mbet deri në mëngjes duke fikur zjarr. E kemi prit Vitin e Ri duke iu dalë në ndihmë qytetarëve”, u shpreh ai.

    Shabani thotë se bashkë me kolegët mundohen ta kryejnë punën për të cilën edhe janë të thirrur.

    “Reagimin e zjarrfikësve gjithmonë janë të larta dhe të drejta në kryerjen e detyrës për të cilën edhe jemi të thirrur”, tha ai.

    Ndryshe, zjarrfikësit e Kosovës muajin e kaluar kanë protestuar para Qeverisë.

    Kjo për shkak që ata po kërkojnë rritje të pagave, pagesa për kujdestari dhe për punë shtesë jashtë orarit, pagesa për rrezikshmëri dhe rritje të numrit të zjarrfikësve nëpër komuna.

    Po ashtu ata po ankohen edhe për mungesë të makinerive dhe pajisjeve të tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark