Skandali i basteve që ka shpërthyer në Itali po merr përmasa edhe më të mëdha çdo ditë dhe më shumë.
Sandro Tonali është padyshim emri më i madh që ka dalë në publik dhe që është i përfshirë në baste.
Mesfushori italian ka pranuar të rrëfehet te FIGC dhe prokurorët italianë për bastet e vëna.
Megjithatë Tonali ka plasuar bombën para prokurorit pasi siç raporton Gazzetta dello Sport, mesfushori italian ka pranuar se kishte vënë bast edhe për futbollin dhe gjithashtu për Milanin në kohën sa ishte pjesë e kuqezinjve.
Me tu publikuar lajmi nga Fabrizio Corona, Tonali ka pranuar menjëherë të rrëfehet pasi është penduar për një gjë të tillë.
Megjithatë La Gazzetta dello Sport ka raportuar se mesfushori rrezikon një skualifikim 12 mujor nga futbolli.
Përveç Tonalit emrat e tjerë që po akuzohen janë edhe Nicolo Zaniolo, Nicolo Fagioli dhe Nicola Zalewski.