×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rregullorja e BQK’së nuk ka cak ndalimin e dinarit”, Kurti informon ambasadorët për çështjen e dinarit

    Insajderi
    05 February 2024 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka thënë ambasadorëve se rregullorja e BQK’së nuk ka cak ndalimin e dinarit apo të ndonjë valute tjetër, por synim ka rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë.

    Të hënën, Kurti priti në takim ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë për të diskutuar mbi çështjet aktuale, me theks te Rregullorja e re e Bankës Qendrore për operacione me para të gatshme.

    Siç ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media, Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, kanë sqaruar që rregullorja nuk ka cak ndalimin e dinarit apo të ndonjë valute tjetër, por synim ka rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë.

    “Kryeministri tha se as situata në terren e as përmbajtja e rregullores nuk është ashtu si portretizohet nga Serbia. Rreth 40 mijë qytetarё serbё në Kosovë kanë llogari bankare në njërën nga bankat e licencuara në Kosovë. Përmes tyre ata pranojnë pensione, mbështetje sociale, paga mujore, shtesa për fëmijë e lehona, e shtesa tё tjera të njëhershme nga thesari i shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Më tej njoftohet se Kurti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve vartëse që të adresojnë çdo shqetësim të ngritur, teksa ka theksuar se fokusi do të jetë informimi i bizneseve të cilat operojnë në dinar dhe në mënyrë të paformalizuar.

    “Ai gjithashtu i njoftoi se nga Banka Qendrore e Kosovës ka marrë konfirmimin se është e gatshme të angazhohet në diskutim profesional e operacional me Bankën Popullore të Serbisë per të asistuar në identifikim e mekanizmave ligjorë, tё sigurt dhe transparent tё transferimit tё çfarëdo formë të mbёshtetjes nga Republika e Serbisё”, thuhet në komunikatë./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark