×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrëfehet babai i Sokol Halilit: Djali më tha fëmija s’bën me u rrit në shtëpi të saj

    Insajderi
    02 December 2022 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Halil Halili babai i Sokol Halilit dje kishte rrëfyer ekskluzivisht për Gazetën Insajderi se si djali i tij i kishte thënë se fëmija e tij “s’bën me u rrit në shtëpi të saj”.

    Ai kishte zbuluar se si e kishin marrë vesh që dikur reja, e cila u vra së bashku me beben e saj nga djali i tij, kishte mbetur shtatzëne.

    “Kur këta janë martu gruja kish pas menim tjetër, si ka mbet shtatzëne brenda 2 jave, pas 4 jave kanë shku te doktorri. Erdhën na kallxun, na u gëzuam shumë u gëzuam, ajo 34/5 vjet djali 30. U gëzum shumë edhe pi thotë Sokol… neve s’na ka thënë –  mos i kallëzo babës as nënës veç unë po du me bë një marrëveshje me ty”, rrëfehej babai i Sokolit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “E vet ky cka po do me bo, i ka thënë këtë fëmijë që e nisëm unë kam qejf me shku me rrit në shtëpi të babës tem ti martohu fill mas një jave. Ky i ka thënë qysh? Unë ty t’kom s’du tjetër kon unë, edhe djalë a çikë, po djalë bre ish kanë mdoket ka thënë. Unë t’kom marrë me kriju familje qetu kushtet i kam krejt, punën  e kam krejt i kam. T’kom marrë me kriju familje qetu oj zojë, pse m’ke marrë n’qaf e m’ke tradhëtu  pse s’ke kallëzu në fillim”, vazhdonte ai rrëfimin e tij.

    “I ka thënë Sokolit, unë po du me rrit këtë fëmijë në shtëpi  të babës tem se sëkom vëlla. Ajo i ka thënë në polici e në burg të coj, ky ja ka kthy ku dush çom fëmijë me gjujt unë skom, kjo i ka thënë ta paguaj sa dush”, thoshte Halili një ditë para vetëvrasjes së djalit të tij, Sokolit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shiko edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark