Me çantën në kurriz me synim për t’i rënë rrotull gjithë Australisë. Ishte ky plani i 20- vjeçares angleze Mary Kate Heys.
Por ajo rrezikoi seriozisht pasi takoi një burrë rrugës për në Brisbane. I panjohuri tentoi që ta rrëmbejë, pasi i ofroi një pjesë rruge me makinë. Por vajza mundi të shpëtojë vetëm pasi i dërgoi një mesazh të atit në Angli.
Mary nisi të frikësohej kur kuptoi se drejtimi që po i jepte shoferi, nuk ishte i duhuri. Në atë moment i dërgoi të atit një mesazh me screenshot të Google Map të vendit ku ndodhej, duke i kërkuar policisë australiane që të vinte në ndihmë direkt dhe të mos e telefononte. Në mesazh ajo kërkonte që të veprohej me shpejtësi.
“Kam nevojë të telefonojë policinë… Më ka rrëmbyer një person”, janë fjalët që vajza nga Manchester i shkroi të atit.
I shqetësuar, babai lajmëroi policinë, dhe i dërgoi mesazhin, duke bërë që të bihet në gjurmët e makinës.
“M’u duk një njeri normal dhe i besueshëm, por humbi kontrollin dhe u terrorizova. Mendova se do vdisja”, tha ajo për “Courier Mail”.
Drejtuesi i mjetit një djalë 22 vjeç, u arrestua nga policia. Vajza u njoh me të teksa të dy qëndronin në të njëjtin hotel në Queensland./noa.al