×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëmbehet një person në Prishtinë, policia jep detaje

    Insajderi
    13 November 2023 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar në Prishtinë ka vërejtur se disa të dyshuar kanë futur dhunshëm në veturë një person.

    Në raportin 24-orësh, PK-ja thotë se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, raporton Gazeta Insajderi.

    Sipas njoftimit të policisë, policia ka kryer patrullime në afërsi të lokacione, por se s’kanë hasur në të dyshuarit.

    “Prishtinë / 12.11.2023, 19:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur  disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si më lartë dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark