×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrëmbimi i policëve, Duriqi: KFOR-i të dalë me një raport publik për shtensionimin e situatës, hakmarrje e Serbisë

    Insajderi
    15 June 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Visar Duriqi në intervistë për emisionin “Ballkan Update” tha se KFOR-i duhet të dalë me një raport publik lidhur me rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga forcat serbe, për të kuptuar se cila palë ka të drejtë, pasi në këtë mënyrë do të ketë shtensionim të situatës.

    Për gazetaren Linda Karadaku, ai theksoi se kjo ngjarje tregon se edhe policët nuk janë të sigurt dhe jo më qytetarët. Ai thotë se ajo që ka ndodhur në veri të Kosovës javët e fundit, pas futjes së kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe është një hakmarrje e pastër nga ana e Serbisë.

    “Është prej treguesve që deri tani ky tensionim ka ardhur në nivelin që edhe policët nuk janë të sigurt dhe jo më qytetarët. Mbetet shumë imediate që raporti i KFOR-it të mos jetë vetëm për Brukselin dhe bazën e NATO-s por të jetë publik për shtensionimin e situatës. Ky raport do të ishte i vetmi që do të zgjidhte këtë dilemë nëse e kaluan ata gabimisht kufirin apo forcat serbe shkelën sovranitetin e Kosovës dhe hynë në territor. Në të dyja versionet dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse forcat ushtarake serbe kanë hyrë në Kosovë, NATO duhet të ketë një rol krejt tjetër sepse po shkelet Rezoluta 1244 dhe marrëveshja e Kumanovës, në të cilën ushtrisë serbe i ndalohet hyrja në territorin e Kosovës“, tha ai.

    Sipas tij, rrëmbimi i tre policëve është politik por gjithashtu edhe hakmarrës nga grupet kriminale të kontrabandës.

    “Edhe Serbia përtej asaj që ka marrë si provokim që shqiptarët e Kosovës u bënë kryetarë të komnave me shumicë serbe po tenton të tregojë një lloj hakmarrje. Edhe pse ndërkombëtarët s’po e thonë, Serbia po e bën për hakmarrje ket ajo që ka ndodhur në veri në javët e fundit. Shto këtu faktit, në këtë element kemi edhe ndalimin e kontrabandës. Kontrabanda prej Serbisë nuk është vetëm iniciativë e disa personave por shtetërore serbe për të sjellë kontrabandë në Kosovë. Policët e Kosovës, që prej sulmeve të vitit të kaluar prej kontrabandistëve, e kanë shtuar numrin e patrullimeve atje dhe ky arrestim mund të jetë politik por ka edhe elementë te hakmarrjes së grupeve kriminale që iu është ndaluar konrabanda.”, shtoi Duriqi.

    Duriqi komentoi gjithashtu edhe vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e licensës së Klan Kosovës Ai thotë se është një krim i qeverisë Kurti dhe se sipas tij, një gjë të tillë planifikon ta bëjë edhe me media të tjera.

    “Ajo që ka bërë qeveria kurti me Klan Kosovën është veprim kriminal ndaj mediave dhe veprim i stilit të putin. I ka paraprirë një fushate agresive ndaj këtij mediumi.”, tha ai duke shtuar se mund të sulmojë edhe media të tjera nëpërmjet licencave./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark