Rrëmbimi i reperit shqiptar: Kush është personi i dënuar me burg të përjetshëm me të cilin u fut në telashe - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Rrëmbimi i reperit shqiptar: Kush është personi i dënuar me burg të përjetshëm me të cilin u fut në telashe

    Insajderi
    24 September 2021 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi shqiptar, Kozak Braçi i cili njihet ndryshe edhe si intervistues i personazheve të njohura në rrjetin social “Instagram”, gjatë ditës së djeshme është rrëmbyer nga disa persona.

    Personat të cilët e kanë rrëmbyër në një moment i kanë marrë telefonin reperit dhe kanë hyrë “live” në llogarinë e tij personale. Në videon e cila tashmë është bërë virale në platformat “Youtube” dhe “TikTok”, shihet teksa 4 personat e godasin reperin dhe e detyrojnë të thotë fjalë banale.

    Si ka nisur sherri mes Kozak Braçit dhe Fabio Dushkut?

    Kozak Braçi, i njohur për të ashtuquajtur “emisionin” e tij në Instagram, ka pasur përplasje me një të burgosur shqiptar në institucionin e vuajtjes së dënimit në Koridhalos. E gjitha arriti kulmin kur pak javë më parë, Braçit dikush i hodhi një “kapsolle” në shkallën e pallatit, ngjarje që fillimisht u raportua si tritol. Pas ngjarjes, dhjetëra video “Live” u shpërndan ku Braçi ofendonte shqiptarin Fabio Dushku.

    Por, kush është Fabio Dushku?

    Fabio Dushku është me origjinë nga Mirdita. Prej 11 vitesh është i arrestuar dhe vuan dënimin në burgun e Koridhalos, Greqi. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të ndryshme penale, disa prej të cilave i pranon e të tjerat jo. Fabio Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste greke, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”. Në një rrëfim të tij për mediat, ai thotë se në vitin 2015, së bashku me 40 persona të tjerë, u akuzua nga autoritetet greke akuzua se do të hidhnin në erë burgun ku vuanin dënimin. Dushku shprehet se e ka pranuar që ka qenë pjesë e organizatës terroriste.

    Rrjedha e jetës normale për shqiptarin mori kthesë të papritur vite më parë. Ai shkoi në Greqi për një jetë më të mirë ku ia doli të kishte një biznes të tijin, një lokal nate. Por që shumë shpejt bota e errët e krimit e rrethoi, duke bërë që shumë shpejt ai të kthehej në njeriun më të kërkuar të drejtësisë greke. “Jam marrë me punë të ndryshme, por jo kështu, si ta them…. jam marrë me punë të ndryshme. Kam pasur ca biznese. Club nate. Në Athinë në Kalithea”, rrëfen i riu shqiptar.

    Në rrjete sociale qarkullon një video e Fabio Dushkut në burgun e Greqisë, teksa bën “ligjin” brenda.

    Çfarë deklaroi reperi pas sherrit të ditës së djeshme?

    Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj.

    Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë.

    Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark