Insajderi
Lajme

Rrëmbimi misterioz i 42-vjeçarit në Veternik dhe arrestimi i tetë personave, mes tyre edhe një polic – Çfarë dihet deri tani

Insajderi
21 October 2025 - 15:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrëmbimi misterioz i 42-vjeçarit në Veternik dhe arrestimi i tetë personave, mes tyre edhe një polic – Çfarë dihet deri tani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tetë persona janë arrestuar si të dyshuar për rrëmbimin e një 42-vjeçari në lagjen Veternik në Prishtinë. Mesnatën e 19 shtatorit, viktima, M. O., u rrëmbye tek një pompë derivatesh dhe u dërgua në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë, ku dyshohet se ishte mbajtur gjatë gjithë natës dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë fizike, raporton Insajderi.

Pas lirimit të tij, policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Policia fillimisht kishte arritur t’i identifikoj tre persona ku dy nga ta i kishte arrestuar. Dy personat e arrestuar si të dyshuar për rrëmbim ishin I. F., rreth 32-vjeçar dhe G.T., rreth 30-vjeçar.

Pas lirimit të viktimës, Policia e Kosovës nisi hetimet, duke identifikuar fillimisht tre persona të dyshuar, nga të cilët dy janë arrestuar dhe i treti ishte dorëzuar vetë në polici.

“Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.  Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

Në vazhdën e hetimeve, Policia ka njoftuar të hënën arrestimin e katër personave të tjerë, mes tyre edhe një zyrtar policor. Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar përfshirjen e punonjësit të policisë në rast.

Sinjali raportoi se zyrtari policor i arrestuar dhe suspenduar është Afrim Foniqi.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se gjithsej janë arrestuar tetë persona për veprën penale “Rrëmbim”.

“Prokurori i shtetit, së bashku me institucionet relevante, po ndërmarrin të gjitha masat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, tha për Insajderi zyrtarja për media, Kaltrina Shala.

Rasti është duke u hetuar ende. Prokuroria njoftoi se së shpejti do të parashtrojë kërkesë para gjykatës për caktimin e masës ndaj të pandehurve./ Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark