Insajderi
Biznes

Rrënie rekorde e shitjes së veturave në BE

Insajderi
19 May 2020 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve tha të martën se rreth 270.000 vetura të reja janë regjistruar muajin e kaluar, krahasuar me 1.14 milion në prill të vitit 2019.

“Muaji i parë i plotë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka rezultuar me rënien më të madhe mujore të kërkesave, prejse kanë nisur regjistrimet”, tha Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve.

Në mars, shitjet kanë rënë për 55.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sektori i veturave ka qenë një nga më të prekurit nga pandemia e koronavirusit, pasi izolimi ka zvogëluar kërkesën e konsumatorit dhe ka detyruar mbylljen e dyqaneve dhe fabrikave të automjeteve në të gjithë Evropën.

Në Itali dhe Spanjë – dy vendet që kanë ndërmarrë disa nga masat më të rrepta për kontrollimin e koronavirusit – shitjet kanë rënë pothuajse në zero.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark