Rio Ferdinand raportoi për një eksod të mundshëm masiv të lojtarëve nga Manchester United.
“Nuk duket se dikush dëshiron të qëndrojë në këtë ekip, të gjithë duan të largohen.
Duket se rreth 15 lojtarë po përgatiten të bëjnë valixhet dhe të largohen nga Manchester United.
Një trajner i ri po vjen në skuadër dhe ai duhet të jetë Ajnshtajni për të bërë ndryshimin”, tha ish-mbrojtësi i Man United në kanalin e tij në YouTube.
Më herët u raportua se Manchester United do të drejtohet nga Erik ten Hag, trajner i Ajax-it.