Rreth 220 civilë të plagosur në lindje të evakuuar nga lindja e Alepos, vend ky që ndodhej nën rrethimin e regjimit dhe grupeve terroriste të jashtme, janë dërguar për mjekim në Turqi.
Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Informacionit pranë Kryeministrisë së Turqisë, thuhet se të plagosurit civilë të evakuuar nga lindja e Alepos dhe të dërguar në Idlib, janë dërguar për mjekim në Turqi, raporton Anadolu Agency.
Transferimi i të plagosurve është duke vazhduar, ndërkohë që deri më tani janë dërguar 220 të plagosur rëndë.
Të plagosurit transferohen përmes ambulancave të cilat presin në pikën kufitare. Ndër të plagosurit 93 persona janë fëmijë. Ndërsa 31 të plagosur janë shëruar duke lënë ambientet e spitalit.