×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rreth 80 qytetarë me simptoma helmimi kërkojnë ndihmë në QKMF-në e Kaçanikut, shkak dyshohet të jetë uji i pijes

    Insajderi
    07 July 2022 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth 80 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për shkak të simptomave që dyshohet të jenë të helmimit nga uji i pijshëm.  

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi i cili tha se ka një fluks të qytetarëve me simptoma helmimi që janë lajmëruar në QKMF.

    Kjo gjë po ndodhe vetëm nga një pjesë e Kaçanikut, përkatësisht pjesa e Dubravës.

    “Këto tre ditë kemi një fluks, brenda ditës po lajmërohen deri në 80 raste, me të vjella dhe diarre”, thekson kryetari Ilazi.

    Kryetari i Kaçanikut tha se mostrat janë dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe se nga analizat kimike është gjithçka në rregull.

    Tani janë në pritje të analizave bakteriale

    “Kemi një fluks të shtuar të pacientëve, kemi dyshimet tona por megjithatë kemi marrë mosrat dhe i kemi dërguar në IKSHPK, analizat kimike kanë dalë se është gjithçka në rregull por jemi duke pritur edhe analizat bakteriale. Pasi që të marrim një rezultat atëherë edhe do të veprojmë”, tha Kryetari Ilazi.

    Tutje, kryetari thotë se u ka kërkuar që uji para se të përdoret në fshatrat e prekura të vlohet para përdorimit.

    “Nuk mund të themi asgjë zyrtarisht, i kemi kërkua komunitetit në ato rajone që ta vlojnë ujin para përdorimit deri sa të marrim një version zyrtar se çka është duke ndodhur”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark