Në javën e fundit të muajit nëntor, hapet libraria më e re në Prishtinë, me lokacion në qendrën tregtare Albi Mall. Libraria do të jetë një hapësirë prej afro 50 metrash…
Në javën e fundit të muajit nëntor, hapet libraria më e re në Prishtinë, me lokacion në qendrën tregtare Albi Mall.
Libraria do të jetë një hapësirë prej afro 50 metrash katrorë dhe do të ketë libra për çdo moshë e të çdo zhanri. Duke filluar me këndin për fëmijë, librat për të rinjtë dhe të rejat, e për çdo moshë, me titujt më të ri në gjuhën shqipe dhe angleze. Me marrëveshjet e reja që Libraria Buzuku ka arritur me botuesit ndërkombëtarë, tanimë librat në gjuhën angleze do të vijnë në kohë rekord edhe te lexuesi në Kosovë.
Ambienti është dizajnuar asisoji që lexuesit të ndjehen sa më rehat. Një qendër tregtare që mbledh pafund njerëz me top-brendet botërore, tashmë ka në mesin e vet edhe librarinë Buzuku, e njohur te secili lexues në Kosovë për korrektësinë, ngrohtësinë dhe shërbimin ndaj librit.