×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrethekimi i Armend Mujës nga banditët serbë-Autoritet nuk konfirmojnë përrallen e deputetit të VV’së

    Insajderi
    28 December 2022 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një rrëfim i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja rreth disa banditëve që siç tha ai e kishin rrethuar në veri para dy viteve, nuk është konfirmuar akoma nga Policia e Kosovës.

    Deputeti i LVV-së, mbrëmjen e kaluar, në një studio televizive ka rrëfyer një moment të pakëndshëm që i kishte ndodhur atij.

    Ai tha se para dy viteve e kishin rrethuar bandat kriminale të Serbisë në veri.

    Madje sipas tij, këta persona të maskuar, janë po të njëjtit që tani po vendosin barrikada në veri të Mitrovicës.

    Edhe pse i njëjti shkoi vetëm për vizitë ai tha se ata persona e “rrethekuan” atë.

    “Sot dy vite kam qenë te Kodra e Minatorëve te shkolla “Aziz Sylejemani”, nuk kam pasur asnjë mandat politik. Pastaj, më kanë rrethekuar këto banda kriminale me maska, duhet ta kuptoni që unë nuk i njoh, unë vij nga atje, çfarë u bëra unë, ose dikush nga Qeveria, unë nuk kam pasur asnjë mandat. Shkova vetëm për një vizitë dhe ata njerëz të maskuar më rrethekuan. Duhet ta kuptoni që kanë qenë të njëjtit sikur këta tani në veri”, u shpreh kështu Muja në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

    Por, ky “tregim” i Mujës, nuk po del krejt i vërtetë, të paktën një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në zyrën për informim nëse deputeti e ka raportuar këtë rast në polici, por, deri tani nuk është pranuar ndonjë përgjigje, pavarësisht se pyetjet ishin dërguar që herët në mëngjes.

    I kontaktuar ishte edhe vetë deputeti Muja, por as ai nuk ishte i qasshëm pavarësisht thirrjeve.

    Ai gjithashtu tha se serbët në veri të Kosovës janë të armatosur deri në “dhëmbë”.

    Duke komentuar situatën në vend pas vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale serbe, Muja ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që serbët janë të armatosur.

    Struktura e sigurisë në veri, është policia lokale, policia rajonale, FSK-ja dhe normalisht KFOR-i. Por, FSK-në e kemi përjashtuar vetë nga ajo pjesë. Serbët në veri janë të armatosur deri në dhëmbë. E këtë duhet ta ketë parasysh shumë populli i Kosovës. Policia e Kosovës i ka ata mekanizma edhe forcën proporcionale për t’i hequr barrikadat. Mirëpo, çështja është strategjikisht, pra do jetë më mirë nëse KFOR-i i largon barrikadat për të mos u dhënë mundësi grupeve ekstremiste të ekstremit të djathtë, që ato t’i keqpërdorin pastaj”, deklaroi Muja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark