Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi është takuar sot me të rinjtë e të rejat e Komunës së Vushtrrisë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Krasniqi në këtë takim ka qenë e shoqëruar nga Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Shkëmb Manaj, Adnan Lahu dhe Xhafer Tahiri, që njëherësisht është edhe kryetar i komunës, përcjell Gazeta Insajderi.
Krasniqi ka thënë se rinia do të trajtohet me prioritet të lartë nga Qeveria Hoti.
“Rinia është pasuria më e madhe e vendit tonë. Vullneti dhe entuziazmi i tyre për të mbështetur LDK-në dhe Kryeministrin Hoti, ishte evident edhe në takimin e sontëm me të rinjtë e të rejat e Vushtrrisë, së bashku me kandidatët për deputet Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Shkemb Manaj, Adnan Lahu dhe Kryetari Tahiri. Rinia do të trajtohet me prioritet të lartë në Qeverinë Hoti”, ka shkruar Krasniqi. /Insajderi.org