Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka vazhduar aktivitetin elektoral së bashku me kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Avdullah Hotin, shkruan Insajderi.
Krasniqi është shprehur së rinia mbetet arsyeja e angazhimit të LDK-ës, dhe shpresën për të mund ta rrit vetëm një qeveri që udhëhiqet nga LDK-ja, respektivisht Kryeministri Hoti.
“Rinia mbetet arsyeja e angazhimit tonë”.
“Shpresat për ta duhet të rriten më shumë. Këtë mund ta bëjë vetëm një qeveri që udhëhiqet nga LDK-ja, respektivisht Kryeministri Hoti. Çdo i ri dhe e re, do ta gjejnë vendin e merituar në rrugëtimin tonë, padallim” – përfundoi ajo.