×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezarta Krasniqi viziton shkollën profesionale në Vushtrri “Top Fashion Academy”

    Insajderi
    28 January 2021 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka vizituar në Vushtrri “Top Fashion Academy”.

    Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se është mbresëlënëse menaxhimi në këtë shkollë profesionale, raporton Gazeta Insajderi.

    “Top Fashion Academy” në Vushtrri mbetet udhërrëfyes për ndërmarrësit e rinj dhe të tjerët që synojnë t’i hyjnë botës së biznesit. Menaxhimi mbresëlënës në shkollën profesionale, shpërfaqë më së miri anën e punës tek bashkëqytetarët tanë, që shquhen për angazhim”, ka shkruar Krasniqi.

    Në këtë takim Kraniqi ka qenë e shoqëruar me kandidatin për deputet të LDK-së, Faton Bislimi.

    “Bashkë me kandidatin për deputet, Faton Bislimi, u mirëpritëm nga Nehat Sadiku pronar i këtij biznesi dhe aktivist i devotshëm i LDK-së, i cili i bëri të ditura barrierat me të cilat përballen, kurse ne e shpalosëm planprogramin e rimëkëmbjes me kryeministër Avdullah Hotin, ku lehtësimi për bizneset do të jetë pika kyçe e qeverisë së ardhshme”, ka shkruar Krasniqi. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark